Morata: Nuk e mendova kurrë largimin nga Chelsea

Futboll

Morata: Nuk e mendova kurrë largimin nga Chelsea

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 08:58
Alvaro Morata

Alvaro Morata dëshiron që t’i tregojë aftësitë e tij në Chelsea duke thënë se ai nuk e ka konsideruar asnjëherë largimin nga “Stamford Bridge”.

Sulmuesi spanjoll është përfolur për një largim nga Londra gjatë kësaj vere, me klubet e interesuar për të nga Serie A dhe La Liga.

“Asnjëherë nuk e kam menduar largimin. Për mua është e lehtë. Kam mundur të shkoj në Itali ose Spanjë, të gjithë besojnë në mua atje por unë dua t’i ndryshoj gjërat këtu”, ka thënë Morata.

“Jam duke planifikuar për ta blerë një shtëpi dhe mezi po pres që fëmijët të rriten dhe t’i dërgoj pastaj në shkollë”.

“Jam shumë i lumtur, dhe ky është vetëm fillimi i stinorit të ri”.

“Është e vetmja arsye për të qëndruar, sepse nëse Chelsea do të thoshte që unë nuk jam pjesë e planeve të tyre, atëherë unë do të largohesha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat