I deleguari i UEFA-s, Dany Ryser në vizitë FFK-së, së shpejti fillon shkollimi për Licencën B

Futboll

I deleguari i UEFA-s, Dany Ryser në vizitë FFK-së, së shpejti fillon shkollimi për Licencën B

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:05
Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka pritur sot të deleguarin e UEFA

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka pritur sot të deleguarin e UEFA-s për edukim të trajnerëve, Dany Ryser.

Në këtë takim ishin edhe drejtori teknik, Michael Nees dhe menaxherja e FFK-së për Grassroots, Sanije Krasniqi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për ecurinë e edukimit të trajnerëve për licencën C, si dhe për edukimin e trajnereve. Me këtë rast u riktheksua rëndësia që ka shkollimi i kuadrove të reja dhe paisja me licenca e trajnerëve. 

Gjithashtu u bisedua për fillimin e kurseve për licencën B dhe palët u dakorduan që ky shkollim të fillojë shumë shpejtë, me ç’rast FFK do t’i pajisë për herë të parë trajnerët me licencën B. 

Gjatë takimit u prek edhe çështja e marrjes së licencës B nga trajnerët e Kosovës në federatat e tjera. 

Ndërkohë, sot në orën 14:30, i deleguari i UEFA-s do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së licencave C për trajnerët si dhe ndarjes së licencës për femra që mbahet në hotel ‘Emerald’, derisa nesër do të marrë pjesë në workshopin që po ashtu do të mbahet në hotel ‘Emerald’, si dhe pasdite do të vizitojë qendrën Onix Spa, ku po mbahen kurset e edukimit të trajnerëve./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat