Guardiola i mahnitur nga Aguero

Futboll

Guardiola i mahnitur nga Aguero

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:30
Pep Guardiola dhe Aguero

Sulmuesi argjentinas shënoi tre gola në ndeshjen ndaj Huddersfield.

Pep Guardiola është ndar shumë i kënaqur me fitoren 6-1 të Manchester Cityt ndaj Huddersfield.

Trajneri spanjoll ka përgëzuar skuadrën për këtë super paraqitje dhe ka veçuar Sergio Agueron i cili ka realizuar het-trik në këtë takim,

“Jam ndarë shumë i lumtur me lojën që kemi zhvilluar”, ka thënë Guardiola.

“Aguero është në formë fantastike dhe prej se jam këtu nuk e kam parë asnjëherë të angazhohet më shumë sesa në këto ndeshje. Po luan në mënyrë të jashtëzakonshme me dhe pa top. Të mos flasim për golat”.

City ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat