Mourinho refuzon të kritikojë djemtë e tij, pas humbjes së turpshme

Futboll

Mourinho refuzon të kritikojë djemtë e tij, pas humbjes së turpshme

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:42
Foto

Manchester United regjistroi një humbje të turpshme të dielën kundër Brighton.

Një lojë pa grint dhe pa rezultat nga ana e djemve të Mourinho-s, të cilët gabuan kryesisht në pjesë të parë.

Menjëherë pas ndeshjes së përfunduar në rezultatim 3-2, trajneri për Sky Sports ka refuzuar të fajësojë mbrojtjen për gabimet amatoreske që sollën për pasojë humbjen, madje ai ka justifikuar gabimet e tyre duke argumentuar se gjëndja emocionale ka ndikuar tek ata:

“Shumë gabime. Disa herë lojtarët gabojnë dhe nuk duhet të ndëshkohen menjëherë, por ne ndëshkohemi gjithmonë për çdo gabim të bërë. Mendoj se goli i tretë ishte më i vështiri.”

“Ekipi u përpoqë edhe në pjesën e parë edhe në të dytën. Po t’a shikojmë nga ana emocionale, mendoj se akumulimi i gabimeve dhe ndëshkimi i tyre me gola, ju dha hap pas hapi lumturi dhe vetbesim ekipit të Brighton-it, kështu ata morën konfidencë nga ne.”

Tensioni është ndjerë tek trajneri teksa i përgjigjet pyetjes së gazetares se “beIn Sports”, nëse mungonte kimia mes lojtarëve të tij, ai e ka dhënë atë në formë ironike duke thënë:

“Ju duhet të jeni fantastike në punën tuaj, përsa kohë jeni në gjëndje të flisni për kimin mes lojtarëve të mi.”

Ndërsa pyetjes i ka kthyer të njejtën përgjigjie të ftohtë: “Kemi bërë gabime dhe u ndëshkuam nga gabimet.”/KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat