Ajeti mbetet pa ekip

Futboll

Ajeti mbetet pa ekip

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:12
Arlind Ajeti

Klubi italian i Torinos ka ndërprerë kontratën me mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti.

Lajmi bëhet publik nga “toronews.net”, që konfirmoi se lojtari kuqezi do të jetë i lirë. Ajeti kishte kontratë me torinezët, deri në vitin 2019, por ai nuk ishte në planet e drejtuesve, ndaj ata kanë vendosur ta lenë të lirë.

Mbrojtësi shqiptar luajti vetëm 4 ndeshje me Torinon në sezonin 2016-2017 ku shënoi edhe 1 gol.

Në sezonin e kaluar 24-vjeçari u huazua te Krotone, e cila nuk mundi të qëndronte në Serinë A.

Tashë Ajetit i duhet të gjejë skuadrën e re, ku mund të vazhdojë karrierën.

Me shumë gjasa ai do të rikthehet në Zvicër.

Për të shfaqi interes Krotone, Legia e Varshavës dhe Peruxhia, por tratativat dështuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat