Busquets vazhdon kontratën me Barcelonën

Futboll

Busquets vazhdon kontratën me Barcelonën

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:43
Mesfushori spanjoll Busquets

Mesfushori spanjoll do të ketë një klauzolë më të lartë në kontratën e re.

Barcelona dhe Sergio Busquets kanë rënë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2021.

Me kontratën e re Busquets do të ketë klauzolën e largimit prej 500 milionë eurosh, që është shumë më e lartë sesa ajo e kaluara që kishte vlerë prej 200 milionësh.

Marca dhe Mundo Deportivo raportojnë që bisedimet e nisur në fund të stinorit të shkuar kanë rezultuar të suksesshme dhe se marrëveshja me Busquets do të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Busuqets ka zhvilluar 485 ndeshjet me Barcelonën, klub ky me të cilin ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat