Rrezikon pezullimin pas incidentit ndaj Watfordit

Futboll

Rrezikon pezullimin pas incidentit ndaj Watfordit

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 13:54
Rrezikon pezullimin pas incidentit ndaj Watfordit

 

Mbrojtësi i Burnley Matt Lowton mund të ndëshkohet nga FA pas pamjeve që tregojnë se ka shkelur dorën e sulmuesit të Watford Isaac Success.

29-vjeçari kaloi një pasdite për t’u harruar teksa pasimi i tij i gabuar i dha goditjen e nokautit Burnley-t që humbi 3-1 brenda në shtëpi.

Por mund të shkojë edhe më keq për mbrojtësin teksa FA është duke analizuar incidentit e ndodhur gjatë ndeshjes.

Ishin shikuesit në rrjetet sociale ata që vunë re të parët shkeljen e Lowton. Arbitri nuk e ka parë dhe kjo do të thotë se pas investigimit mund të pezullohet me ndëshkim retrospektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat