Jese kthehet në Spanjë, do të luajë te skuadra e sapo kthyer në La Liga

Futboll

Jese kthehet në Spanjë, do të luajë te skuadra e sapo kthyer në La Liga

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:24
Jese

Që prej se u ble nga Paris Saint-Germain në vitin 2016, Jese nuk është rehatuar duke ndërruar skuadrat.

Fillimisht ai ishte huazuar te Las Palmas, më pas te Stoke City, kurse tani pritet të kthehet përsëri në La Liga.

Për 25-vjeçarin është pothuajse punë e kryer transferimi te ekipi i Huescas, që këtë vit do të luajë në La Liga.

Jese pritet të luajë për një vit me ekipin e Huescas e më pas të shqyrtojë mundësinë për të vazhduar apo të kthehet përsëri te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat