Ish-ylli i Unitedit, Sharpe: Mourinho do të shkarkohet para Krishtlindjeve

Futboll

Ish-ylli i Unitedit, Sharpe: Mourinho do të shkarkohet para Krishtlindjeve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 21:31
Jose Mourinho

Ish-sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Lee Sharpe nuk është i kënaqur me trajnerin Jose Mourinho dhe mendon se ai do të largohet para Krishtlindjeve.

Unitedi ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me një fitore të ngushtë ndaj Leicester Cityt në javën e parë të kampionatit.

Megjithatë, janë mposhtur pastaj në Brighton dhe Sharpe beson se 55-vjeçari portugez, Mourinho, do të shkarkohet para Krishtlindjeve, pasi tifozët nuk e duan futbollin e tij.

“Mourinho është njeriu i gabuar për këtë punë”, ka thënë fillimisht Sharpe për Press Association Sport .

“Kur erdhi në Chelsea herën e parë ai ishte shumë simpatik dhe zbavitës, por tani ai thjesht duket i lodhur dhe i ngopur”.

“Ai është ankuar për mos-nënshkrimin e lojtarëve të rinj dhe nuk lavdëroi ata që i mori”.

“Futbolli nuk është i këndshëm dhe ajo që e bën atë dy herë më keq është se dy rivalët e tyre më të mëdhenj, Man City dhe Liverpool, do të luajnë futboll emocionues”.

“Stili i tij negativ nuk përshtatet me futbollin që duan tifozët e Unitedit. Unë mendoj se ai do të shkarkohet para Krishtlindjeve”, përfundoi ish-lojtari i Djajve të Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat