Barcelona i vendos klauzolë ‘marramendëse’ Busquetsit

Futboll

Barcelona i vendos klauzolë ‘marramendëse’ Busquetsit

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 21:41
Sergio Busquets

Barcelona duket se ka vendosur ta blindojë mesfushorin spanjoll, Sergio Busquets.

Sergio Busquets është arkitekti i lojës së katalunasve. Defanzivi i mesfushës u paraqit për herë të parë gjatë periudhës së Pep Guardiolas dhe ishte bindës me paraqitjet e tij, madje largoi nga klubi edhe njërin nga mesfushorët më të mirë të asaj kohe, Yaya Toure.

Sipas raportimeve të “Marca” dhe “Mundo Deportivo” kontrata e Busquets do t’i sigurojë mesfushorit një rritje të pagës dhe klauzola e spanjollit do të shkojë në 450 milionë euro. Kontrata e deritashme përmbante një klauzolë prej 180 milionë eurove.

Kontrata mbetet e njëjta sa i përket “jetëgjatësisë” deri në vitin 2023

Duket se drejtuesit e klubit katalunas janë frikësuar nga një interesim i PSG së fundmi për shërbimet e mesfushorit maestral. Kontrata e re e bënë Busquets lojtarin e dytë me pagën më të lartë në klub pas Leo Messi, duke përfituar 500 000 euro në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat