Pesë gjërat pozitive të Real Madridit në ndeshjen hapëse të La Ligas pa Cristiano Ronaldon

Futboll

Pesë gjërat pozitive të Real Madridit në ndeshjen hapëse të La Ligas pa Cristiano Ronaldon

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 00:20
Foto nga ndeshja

Real Madrid e mposhti Getafe me lehtësi në LaLiga Santander (2-0), duke e larguar dëshpërimin e Superkupës së Evropës.

Edhe pse nuk kishte numrin e tifozëve që është mësuar, fitorja ka lënë një ndjenjë shumë të mirë në Santiago Bernabeu.

Këtu janë pesë gjërat pozitive sipas Marca-s nga Real Madridi në ndeshjen e parë.

Posedimi

Real Madridi i Julen Lopeteguit është skuadër që e do topin. Kjo u vërejt edhe në ndeshjen e së dielës.

Ata kishin 78% të zotërimit të topit që kishte shumë vite që kjo nuk i kishte ndodhur Real Madridit.

Në mënyrë të veçantë kjo kishte ndodhur me 12 shkurt 2012, kur ata arritën 80% të posedimet topit kundër Levantes.

Siguria në mbrojtje

Porta mbeti e paprekur. Forma mbrojtëse e skuadrës ishte për mrekulli dhe ua mohoi sulmuesve të Getafes edhe portën.

Portieri Keylor Navas kishte vetëm një goditje në portë.

Pasimet

Getafe duhej të bënte shumë përpjekje që të afrohej te porta e Real Madridit. Dallimi në pasime në mes të dy ekipeve ishte i madh.

Real Madrid arriti 793 pasime te sakta apo 91%. Getafe arriti të gjejë pasimin në 65% të rasteve nga 222 tentime.

Toni Kroos u dallua me një saktësi pothuajse të përsosur prej 98%.

Ringjallja e Gareth Bale

Bale është duke e marr vendin e Cristiano Ronaldos.  Uellsiani është më i përfshirë se kurrë në ndeshje dhe po ndikon pozitivisht në ekip.

Ai e përfundoi sezonin e kaluar në formë të mirë dhe po e mban atë. Ai është i shpejtë, eksploziv, inkurajues, shumë i përfshirë dhe vdekjeprurës para porte.

Këtë të diel ai kishte një paraqitje të shkëlqyer me një gol.

Zhvillimi i Marco Asensios, Dani Ceballos dhe Nachos

Lopetegui ka besim absolut në Asension dhe Ceballos. Ata janë futbollistë që i përshtaten shumë trajnerit.

Asensio i ka filluar dy ndeshje rresht.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me Ceballos. Zidane nuk e preferonte, por Lopeteguim, po.

Në anën tjetër edhe Nacho është më mirë.

Mbrojtësi luajti në vend të Raphael Varanes,që kishte paraqitje të dobët ndaj Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat