Barcelona nuk negocion për Rakiticin, largohet vetëm nëse i paguhet klauzola

Futboll

Barcelona nuk negocion për Rakiticin, largohet vetëm nëse i paguhet klauzola

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 00:45
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic pëlqehet shumë nga Paris Saint-Germain, por Barcelona nuk është e gatshme të lejoj largimin e tij nga Camp Nou.

PSG kanë tash e sa kohë në radarin e tyre, kroatin Ivan Rakiti, por Barcelona nuk është e gatshme të negociojë largimin e tij.

Klubi i madh spanjoll do të negocionte vetëm në rast se paguhet klauzola e tij e largimit prej 125 milionë eurosh.

Trajneri Ernesto Valverde e konsideron Rakiticin si njëri nga lojtarët e tij më jetik dhe nuk dëshiron të dëgjojë në lidhje me largimin e tij të mundshëm.

Megjithatë, nëse PSG pajtohet të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit, nuk ka asgjë që do të ndalojë klubin francez nga blerja e shërbimeve të Rakitic nëse kroati zgjedh të shkojë.

Por, skuadra nga Ligue 1 kanë problemet e tyre me Fair Play Financiar pas nënshkrimeve të tyre mega-milionëshe të Neymarit dhe Kylian Mbappe.

Për të nënshkruar një lojtar të kësaj shume, ekipi do të duhet të shesë disa nga lojtarët e tyre.

Për mesfushorin kroat interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër franceze, Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat