Shqiponja e Shaqiri çmend serbët! Nesër ndeshen Kosova-Cërvena Zvezda!

Futboll

Shqiponja e Shaqiri çmend serbët! Nesër ndeshen Kosova-Cërvena Zvezda!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:07
Shqiponja e Shaqiri çmend serbët! Nesër ndeshen Kosova-Cërvena Zvezda!

Simboli i shqiponjës dykrenore që ka bërë në Kalingrad Xherdan Shaqiri, në ndeshjen që e fituan me Zvicrën me rezultat 2:1 kundër Serbisë, në kuadër të grupit E të kampionatit Botëror – “Rusia 2018”, ende po iu djeg serbëve.  Portali serb “Kurir” ka shkruar gjerë e gjatë dhe kanë shprehur shqetësimin e madh, duke ilustruar një foto të Xherdan Shaqirit dhe djelmoshave të rinj, para sfidës për Kupë të Zvicrës mes Kosovës dhe Lausannes.  “Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë hapur kutinë e Pandorës në Zvicër! Që nga ky moment, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë e veprojnë në këtë vend filluan të identifikoheshin me futbollistët dhe bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe.

Skandali i fundit ka ndodhur të shtunën e kaluar në ndeshjen  e kupës së Zvicrës mes Kosovës së Zurich-ut dhe Lausannes”, shkruan ky farë portali serb. “Para fillimit të ndeshjes KF Kosova - Lausanne, rreth njëzet të rinj mbajnë duart në formën e një shqiponje me dy koka dhe u postuan në rrjetet sociale të klubit nga Zurich-ut! Bëhet fjalë për djemtë dhe vajzat që janë deri në dhjetë vjet”, shkruan më tej. Të mërkurën (me 22 gusht, 20.00), Kosova luan me Cërvena Zvezdën, në kuadër të  1. Liga Classic Group 3 në Zvicër.

Gjegjësisht, kjo është ndeshja e Lidhjes Rajonale Zvicerane, e cila është veçanërisht interesante për ne për shkak të emrave të klubeve që luajnë. Kosova është një klub i shqiptarëve vendas, ndërsa Cërvena Zvezda nuk ka një lidhje të veçantë me gjigandin tonë, Cërvena Zvezdën e Beogradit. Natyrisht, siç dihet skandalet e fundit do të shtojnë vëmendje shtesë për këtë ndeshje”, ka shkruar portali serb.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat