Klubi grek prezanton Emiljano Vilën

Futboll

Klubi grek prezanton Emiljano Vilën

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:50
Klubi grek prezanton Emiljano Vilën

Emiljano Vila do të vazhdojë karrierën në kampionatin grek. Mesfushori durrsak u largua nga Skënderbeu para pak ditësh, për të firmosur pwr 2 vite me skuadrën AO Kërkëra.  Teksa marrëveshja ishte arritur prej ditësh, klub grek e prezantoi sot mesfushorin shqiptar.

“AOK FC Kërkëra njofton blerjen e lojtarit Emiliano Villa. 30-vjeçari u aktivizua deri tani te Skënderbeu dhe me ne ka nënshkruar për dy vite. Në të kaluarën, ai ka luajtur, ndër të tjera, te Pas Janina, Partizani, Inter Baku dhe Dinamo Zagreb, si dhe është aktivizua me Shqipërinë. Ne i dëshirojmë atij një fillim të mirë dhe sa më shumë suksese”, njofton klubi grek.

Kujtojmë që Vila nënshkroi edhe në vitin 2015 me këtë skuadër, por më pas bashkëpunimi nuk erdhi për shkak të problemeve financiare, ku më pas mesfushori u largua drej Azerbajxhanit te Inter Baku.

“Faleminderit nga zemra presidencës,trajnerit, shokëve,stafit dhe gjithë futbolldashësit e KF Skënderbeu për korrektësinë dhe gjithë emocionet që përjetova, ju uroj suksese në vazhdimësi!“, ishin fjalët e Vilës në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat