Atletico e shqetësuar, i lëndohet sulmuesi

Futboll

Atletico e shqetësuar, i lëndohet sulmuesi

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:25
Vitolo

Atletico Madridi importoi një pikë nga Mestalla, duke barazuar me rezultat 1:1 me Valencinë, megjithatë sulmuesi anësor i saj, Vitolo, është lënduar.

Vitolo është paraqitur nga minuta e 63-të, por ka qenë i pafat, pasi që ka lënduar ligamentin e gjurit gjatë ndeshjes së parë të kampionatit spanjoll. Futbollisti është lënduar në minutat e fundit të takimit, ndërsa një skanim ka zbuluar se ai ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë.

Atletico nuk ka dhënë një datë rikthimi por thuhet të jetë pas disa javësh. Vitolo bëri 23 ndeshje me klubin sezonin e kaluar, megjithëse nuk ishte në gjendje të luante deri në janar për shkak të pezullimit të Atleticos nga La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat