Gjimshiti: Do të tentojmë të fitojmë me Copenhagen-in!

Futboll

Gjimshiti: Do të tentojmë të fitojmë me Copenhagen-in!

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:27
Gjimshiti: Do të tentojmë të fitojmë me Copenhagen-in!

Në futboll, për të ecur përpara, ndonjëherë nuk mjafton vetëm puna, duhet të kapësh momentin, të shfrytëzosh në maksimum mundësitë që të jepen. Shembulli më i freskët është ai i Berat Gjimshitit, futbollistit të Kombëtares Shqiptare që deri pak ditë më parë ishte thuajse i ikur nga Atalanta, ndërsa debutoi si titullar me bergamaskët në fitoren 4:0 kundër Frosinones. Luajti për 90 minuta titullar, duke fituar besimin e trajnerit Gasperini. “Ishin mundësitë për të ikur, por me menaxherin tim dhe drejtuesit i vlerësuam gjërat me qetësi dhe vendosa të qëndroj tek Atalanta.

Në dy vitet e huazimit jam rritur shumë, por ky vit mund të jetë vendimtar për mua. Me Gasperinin mund të bëj hapin e cilësor. Kam qëndruar në ekip sepse dua të tregoj vlerat e mira”, tha Gjimshiti. “Ishte një paraqitje që meritonte notën 10. E nisëm shumë mirë kampionatin, nuk pësuam gol dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne.

Nuk ka ndeshje të lehta. Frosinone ishte me shumë emra të rinj në skuadër, por me përvojë të madhe në Serie A. Në rastin e parë që patën goditën shtyllën, më pas e morëm lojën në kontroll”, thotë Gjimshiti. Nga suksesi me Frosinonen, të përballja e parë me Copenagenin në play-off të Europa League-s, që do të zhvillohet të enjten. “Ndeshja me Copenhagen-in? Kjo fitore na jep shumë besim, krijuam shumë raste dhe mund ta mbyllnim më thellë se 4:0.

Do të përballemi me një krejt tjetër dhe do të tentojmë të fitojmë në ‘Mapei Stadium’ sepse në Danimarkë do ta kemi shumë të vështirë. Po punojmë me shumë besim”, tha Gjimshiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat