Vëllaznimi ka një lajm të madh për tifozët

Futboll

Vëllaznimi ka një lajm të madh për tifozët

Nga: K. G. Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:33
Vëllaznimi ka një lajm të madh për tifozët

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova ka misionin e qartë: rikthimin në elitën e futbollit. Ata janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e parë të Ligës së Parë të Kosovës, ndaj Vushtrrisë. Me një fjalë, në hapje me derbi, e cila luhet të dielën e 26 gushtit në stadiumin e qytetit në Gjakovë (16.00). “Të dielën, më 26 gusht, Klubi juaj i zemrës e fillon një mision të ri. Një mision që realisht nuk e ka prit askush, por ja që ndodhi. Të dielën fillon misioni i rikthimit aty ku Vëllaznimi e ka vendin, i rikthimit në Superligën e Kosovës.

Është ky një mision të cilin mund ta kalojmë me sukses vetëm të bashkuar, të gjithë së bashku – ju tifoz të nderuar, futbollistët, shtabi teknik dhe kryesia. Se do të jemi së bashku nuk dyshojmë për asnjë moment, sepse të tillë kemi qenë kur ka qenë më së vështiri.

Rikthimi në Superligë, nuk është i vetmi qëllim i këtij misioni, pasi paralelisht me këtë e kemi obligim të dëshmojmë që Vëllaznimi, edhe pse jo në Super Ligë, vazhdon të jetë klub i madh dhe me traditë, vazhdon të jetë klubi më i ndjekur nga tifozët, në tërë sportin kosovar.

Që kjo të realizohet, Kryesia e Vëllaznimit ka ndërmarr një hap konkret. Ajo ka vendosur që gjatë tërë kampionatit i cili fillon këtë të diel, hyrja në stadium, në ndeshjet e Vëllaznimit, në tribunën lindore, të jetë FALAS, në ndërkohë që për tribunën perëndimore do të paguhen bileta.

Të gjithë ata që dëshirojnë që ndeshjet t’i përcjellin nga tribuna lindore preferohet që të kenë të veshura bluza me ngjyrat e klubit: Kuq e Zi. Për të ndihmuar në këtë drejtim, Klubi në çdo ndeshje si vendës do t’i ndan nga 100 bluza me këto ngjyra. Në këtë mënyrë tifozët do të vazhdojnë traditën e shikueshmërisë së madhe por njëkohësisht edhe do të ndihmojnë Klubin e tyre të zemrës në realizimin e misionit – rikthimit në Superligë”, thuhet nga KF Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat