Shillova: Flamurtari është më i fortë se në edicionin e kaluar!

Futboll

Shillova: Flamurtari është më i fortë se në edicionin e kaluar!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:35
Shillova në veprim

 

Flamurtari nga Prishtina e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit. Tri pikë në hapje janë edhe një motiv shtesë për djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Thaçi. “Flamurtarët” synojnë të janë në mesin e tabelës së klasifikimit. Sulmuesi Alban Shillova, shprehet se fitorja në hapje të edicionit me rezultat 1:0 kundër Ferizajt, është edhe si fryt i punës dhe lojës së mirë. Shillova është i ngazëllyer për golin e fitores dhe premton edhe shumë të tjerë për gjatë kampionatit.

“Kundër Ferizajt patëm fat dhe e nisëm me fitore. Na u shpërblye puna e këtij muajt të mundimshëm dhe besoj se do të jemi një skuadër më e fortë se vitin e kaluar”, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, Shillova. Më tej tha se golin që shënoi gjithsesi se e motivon edhe më shumë? “Ky ishte një motivim i madh duke e parë se prej këtyre katër ndeshjeve të para tri i kemi si vendas, duke e pasur parasysh edhe këtë të fundit me Ferizajn. A besoni se mund ta merrni maksimumin e pikëve në tri ndeshjet si vendas dhe ku e bazoni më shumë forcën e ekipit?

“Synimi ynë është të marrim sa më shumë pikë dhe t’i bëjmë probleme çdo skuadrës. Forcën e bazojmë të grupi, ku kemi formuar një grup me karakter të mirë”, theksoi futbollisti.  Flamurtari ka një sfidë të vështirë në fundjavë, ku në udhëtim ndeshen me kampionin në fuqi, Dritën.  “Drita është një skuadër e fortë dhe është kampion i Kosovës. Ne nuk do të shkojmë të dorëzuar atje”, shpreh optimizmin sulmuesi.  Shillova tha se skuadra e tij dallon nga edicioni i kaluar:

“Flamurtari i këtij sezonit është krejt tjetër nga sezoni i kaluar sepse ndryshimet në shtabin teknik e kanë bërë të veten dhe kanë bërë ndryshime goxha të mëdha”. Sa ishte vështirë me Ferizajn dhe ku ishin pikat kryesore të kësaj fitore? “Flamurtari ka me qenë një ekip shumë i disiplinuar dhe i fortë për të gjitha ekipet tjera”, thotë Shillova. 

Synimi i tij është të shënojë sa më shumë gola dhe të mbledhin edhe pikë: “Synimi i çdo sulmuesit janë golat dhe do të mundohen të shënoj sa më shumë, që  t’i ndihmoj skuadrës”. Duhet theksuar se ‘flamurtarët’ edicionin e kaluar mezi siguruan mbijetesën dhe atë përmes barazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat