Real Madrid zyrtarizon transfertën e talentit

Futboll

Real Madrid zyrtarizon transfertën e talentit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:42
Martin Odegaar

Talenti i Real Madrid, Martin Odegaard, do t’i bashkohet Vitesse Arnhem në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Fantazisti premtues i futbollit europian, akoma vetëm 19 vjeç, do të kalojë një tjetër sezon në kampionatin holandez pasi vitin e kaluar u aktivizua te Heerenveen.

Odegaard ka bërë vetëm një paraqitje në La Liga me Los Blancos pasi nuk ka arritur të përballojë presionin dhe pritshmërinë e madhe që ishte për të.

Norvegjezi ka dalë në skenë që në moshën 15-vjeçare, dhe është stërvitur me ekipin e parë të Stromgodset që në moshën 13-vjeçare.

Real e bleu për 3 mln euro para katër viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat