Scholes dhe Neville sulmojnë haptazi Mino Raiola-n….

Futboll

Scholes dhe Neville sulmojnë haptazi Mino Raiola-n….

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 18:33
Mino Raiola

Menaxheri i Paul Pogba, Mino Raiola, është kritikuar ashpër nga dy legjendat e Manchester United, Paul Scholes dhe Gary Neville, pas fjalëve që tha menaxheri italian, menjëherë pas humbjes së “djajve” kundër Brighton.

“Ka një mungesë liderësh, – tha Scholes. – Mendova se Paul Pogba do të ishte kandidati për të qenë lider, por në këtë ndeshje nuk e parë. Ai nuk ka qëndrueshmëri, nuk bëri asgjë shtesë, e pashtë disa herë duke qëndruar në vend dhe duke u mjaftuar me pasime të shkurtra, pastaj nuk ka menaxherin e duhur. Ai ka komentuar fjalët e mia, por unë mendoj se ai është e keqja më e madhe për Pogba, sepse nuk e lë asnjëherë të qetë, të përqendrohet te futbolli.”

Në krah të Scholes ka dalë edhe Neville, i cili është mjaftuar me një postim në “Twitter”: “Le të urojmë që Paul Pogba të jetë futbollisti më i mirë i Manchester United dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse i thotë menaxherit të tij: “mbylle gojën”!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat