Schweinsteiger rikthehet aty ku ka fituar gjithçka

Futboll

Schweinsteiger rikthehet aty ku ka fituar gjithçka

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:05
Bastian Schweinsteiger

Bastian Schweinsteiger është rikthyer të paktën për disa ditë aty ku ka fituar gjithçka.

Në prag të ndeshjes zyrtare të lamtumirës nga Bayern Munich në Allianz Arena, kampioni i botës është duke u stërvitur me ish-klubin e tij.

Të dielën e ardhshme është planifikuar një stërvitje bashkë me klubin e tij aktual Chicago Fire në Sabener Strase.

Aktualisht Schweinsteiger nuk po kalon një periudhë të mirë me klubin e tij në MLS. Javën e kaluar klubi i tij ka humbur ndeshjen e tetë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat