Zgjohet pas një viti në koma talenti i Ajaksit

Futboll

Zgjohet pas një viti në koma talenti i Ajaksit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:43
Abdelhak “Appie” Nouri

Pak më shumë se një vit nga pragtragjedia në fushën e blertë, gjatë miqësores së 8 korrikut të 2017-s me Werder Bremen, Abdelhak “Appie” Nouri është rizgjuar nga gjendja e komës.

Për shkak të një aritmie, talenti i Ajaksit pësoi një kolaps kardiovaskular, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë dhe të përhershëm cerebral, por këtë të martë ka mundur të komunikojë me familjarë të tij përmes mimikës.

Momenti i frikshem, kur Nouri u shemb ne fushe.

“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë nga disa muaj më parë”, thotë i vëllai Abderrahim.

Përgjatë këtyre muajve, djaloshi i ri nuk është harruar as në Itali. Ish-shokët e tij të skuadrës, Justin Kluivert (sot te Roma) dhe Younes (te Napoli) kanë vendosur të mbajnë veshur fanellën me të njëjtin numër që kishte Nouri tek Ajaksi, 34-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat