Derbi Real – Atletico për spanjollin e Chelsea-t

Futboll

Derbi Real – Atletico për spanjollin e Chelsea-t

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 21:27
Chelsea

Real Madrid dhe Atletico do të kenë një derbi edhe në merkato. Të dy klubet janë admirues të mëdhenj të Marcos Alonso të Chelsea-t, me mbrojtësin e majtë që mund të kushtojë rreth 30 mln euro megjithëse është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij në Premier League.

Alonso shënoi golin e fitores ndaj Arsenal gjatë fundjavës së kaluar, duke treguar edhe njëherë se përveçse është i aftë në fazën mbrojtëse, di të shtyjë edhe përpara duke qenë i rrezikshëm në sulm.

Alonso është një produkt i akademisë së Real Madrid. Ai ka që prej vitit 2016 që luan në Stamford Bridge dhe dy klubet e kryeqytetit spanjoll kanë kohë që e vëzhgojnë nga larg.

Atleti kishte në plan të bënte një lëvizje për Alonso këtë verë edhe për shkak se Filipe Luis është pranë largimit te PSG.

Ndërkohë te Real, nuk ka një lojtar që mund të luftojë me Marcelo-n në krahun e majtë.

Gjithsesi do të jetë shumë e vështirë për t’ia marrë Chelsea-t, pasi merkato hyrëse e Premier League është mbyllur dhe Blutë nuk duan që ai të largohet pa gjetur një zëvendësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat