Zyrtare: Miralem Pjanic vazhdon kontratën me Juventusin deri në vitin 2023

Futboll

Zyrtare: Miralem Pjanic vazhdon kontratën me Juventusin deri në vitin 2023

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:03
Pjanic me trofeun e Serie A

Siç ishte pritur, Miralem Pjanic e ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në vitin 2023.

Mesfushori tani 28 vjeç është pjesë e klubit që dy vite, kur Juve e kishte aktivizuar klauzolën për blerjen e tij nga Roma.

Boshnjaku tani me rinovim do të marr 6.5 milionë euro pagë plus bonuset.

Kontratës së tij do t’i shtohen edhe dy vite, pasi e vjetra do të skadonte deri në vitin 2021, ndërsa kishte pagë 4.5 milionë euro në vit.

Për të kishte interesim nga klube si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Klubi e ka konfirmuar vazhdimin e tij në rrjetet sociale.

Pjanic ka zhvilluar 92 ndeshje me Juventusin, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 28 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat