PSG kërkon me ngulm mbrojtësin e Milanit

Futboll

PSG kërkon me ngulm mbrojtësin e Milanit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:44
Ricardo Rodríguez

Paris Saint-Germain vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Krahas Wendell të Leverkusen dhe Felipe Luis të Atletico Madrid, blerja e të cilëve duket shumë e vështirë si pasojë e rezistencës së klubeve nga Gjermania dhe Spanja, në planet e kampionëve të Francës mbetet edhe Ricardo Rodríguez i Milan.

Sipas asaj që bën të ditur “MilanNews.it”, trajneri Tuchel ka thënë se do të pëlqente më shumë një futbollist europian në krahun e majtë dhe jo t’i shtonte një tjetër amerikano-latin prapavijës së ekipit të tij.

Kjo duket se e bën Rodriguez favorit ndaj Wendell dhe Felipe Luis për të shkuar poshtë Kullës Eiffel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat