Përzgjedhësi i Kosovës: Azerbajxhani kur luan në shtëpi ka dëshirë që të dënojë

Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës: Azerbajxhani kur luan në shtëpi ka dëshirë që të dënojë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:38
Përzgjedhësi i Kosovës: Azerbajxhani kur luan në shtëpi ka dëshirë që të dënojë

Konferenca për media u organizua para dy ndeshjes që Kosova i zhvillon ndaj Ishujve Farore dhe Azerbajxhanit më 7 dhe 10 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard  Challandes beson se Kosova do të paraqitet mirë në këto takime.

“Kemi fituar ndaj Shqipërisë dhe kemi treguar lojë të mirë. Azerbajxhani kur luan në shtëpi ka dëshirë që të dënojë pasi që e ka një ekip të mirë sidomos në sulm. Ishujt Faroe kanë një ekip interesant që bëjnë presion. Kosova duhet ta ketë një ekip të madh për të fituar”, ka thënë Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat