Xhaka dhe Shaqiri befasojnë për “shqiponjën” ndaj Serbisë

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri befasojnë për “shqiponjën” ndaj Serbisë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:06
Xhaka dhe Shaqiri befasojnë për “shqiponjën” ndaj Serbisë

Në hotelin ku është grumbulluar kombëtarja e Zvicrës për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve është mbajtur një konferencë për shtyp me trajnerin Vladimir Petkoviç, – njofton tabloidi i njohur helvet, “Blick”. Dhe çuditërisht, e gjithë skuadra hyn në sallë!

Qëllimi? Të krijojë transparencë dhe hapje me publikun dhe mediat. Në dy anët e trajnerit Petkoviç dhe zyrtarit të federatës, Claudio Sulser, rreshtohet i gjithë këshilli i ekipit, me Stephan Lichtsteiner, Granit Xhaka, Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Djourou.

Dhe për herë të parë, lojtarët kërkojnë falje hapur për “shqiponjën” me dy kokë, që e bënë në finalet e Botërorit të Rusisë, në fitoren e zjarrtë ndaj Serbisë. Granit Xhaka thotë: “Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”. Stephan Lichtsteiner shton: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”. Ndërsa Shaqiri ka ironizuar, duke shtuar se “u kërkon falje të gjithë atyre që janë ndier të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat