Challandes nuk e fsheh dot lumturinë pas barazimit

Futboll

Challandes nuk e fsheh dot lumturinë pas barazimit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 20:37
Challandes

Ka përfunduar para afro 30 minutash takimi Azerbaixhan – Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.

U mbyll ashtu edhe siç i’a nisi, 0-0, një rezultat që i konvenon më së shumti përfaqësueses tonë.

Ky takim ishte i vlefshëm për xhiron e parë të grupit të tretë në Ligën D.

Djelmoshat e Challandes ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë duelit, hiq këtu një periudhë disa minutash ku vendasit bënë disa tentime por pa konkretizim.

Në deklaratën pas ndeshjes, zvicerani u shpreh i lumtur me arritjen e barazimit, ndërsa ka thënë që përgatitja e mirë në aspektin ofansiv e ka bërë të mundshme që të arrijmë këtë pikë përballë favoritit të grupit.

Kjo do të na shtyjë të vazhdojmë përpara. Gjatë gjithë intervistës nuk mund t’i fshihte dot emocionet e gëzimit pas këtij rezultati fenomenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat