Skuadra kroate e quan ‘Usain Bolt’ talentin e Kosovës

Futboll

Skuadra kroate e quan ‘Usain Bolt’ talentin e Kosovës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:17
Florent Hasani

Kombëtarja U21 e Kosovës mori një tjetër rezultat pozitiv në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për U21 që vitin tjetër mbahet në Itali.

Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi, ishte e pafat përballë Irlandës, duke barazuar 1:1.

Një nga momentet e kësaj ndeshje që mori vëmendjen e të gjithëve, ishte një ‘sprint’ i Lirim Kastratit, që me një shpejtësi marramendëse kaloi pjesën e fushës së Irlandës, për të asistuar te goli i shënuar nga Florent Hasani.

Paraqitja e Kastratit është pëlqyer edhe nga skuadra e tij kroate, Lokomotiva e Zagrebit, që e krahason talentin e Kosovës me Usain Bolt, për shpejtësinë e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat