Unitedi dhe City në garë për mesfushorin e Wolves

Futboll

Unitedi dhe City në garë për mesfushorin e Wolves

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:33
Ruben Neves

Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Wolverhamoptonit, Ruben Neves, për të cilin interesohet edhe Manchester City.

City dëshiron që ta blejë një mesfushorë në janar pasi dështoi që ta transferojë Jorginhon, i cili në momentet e fundit vendosi që të shkojë në Chelsea.

Ndërsa Manchester Unitedi do të tentojë që ta mposhtë Cityn për Nevesin, për shkak se Jose Mourinho e pëlqen shumë lojtarin.

21-vjeçari portugez është pjesë e Wolves tash e dy vite, në stinorin e kaluar ai bëri 42 paraqitje dhe shënoi 6 gola në ligën e dytë të Anglisë, Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat