Zvicra luajti si macja me miun me Islandën! Shaqiri me notë të jashtëzakonshme!

Futboll

Zvicra luajti si macja me miun me Islandën! Shaqiri me notë të jashtëzakonshme!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:58
Zvicra luajti si macja me miun me Islandën! Shaqiri me notë të jashtëzakonshme!

Zvicra ka qenë favoritë por askush se kishte pritur një fitore aq bindëse me rezultat 6:0 në përballje me Islandën, në kuadër të grupit 2 të Ligës së Kombeve në Divizionin A.

Futbollisti Xherdan Shaqiri ishte alfa dhe omega dhe i pakapshëm për mbrojtjen e rivalit. Mrekulli ka qenë se tre golat u shënuan nga shqiptarët.

Përveç eurogolit të Shaqirit realizuan edhe Admir Mehmedi dhe sulmuesi i ri Albian Ajeti. Blick.ch ka vlerësuar me notën maksimale Shaqirin së bashku me Zakarian e Seferoviqin. Xhaka u vlerësua me notë 5, njëherësh ka qenë kapiten, kurse Ajeti e Mehmedi mbeten pa nota pasi u aktivizuan në pjesën e dytë në minutën e 65-të përkatësisht 72-të.

Notat sipas Blick: Yann Sommer 5, Kevin Mbabu 5, Fabian Schär 5, Manuel Akanji 5, Ricardo Rodriguez 5, Denis Zakaria 6, Granit Xhaka 5, Steven Zuber 5, Xherdan Shaqiri 6, Breel Embolo 5, Haris Seferoviq 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat