Manchester United mund të përdorë interesin e Juventus për Paul Pogba për të arritur marrëveshjen me Paulo Dybala, sipas burimeve italiane.
Calciomercato.com pretendon se Mourinho kërkon të përforcojë ekipin e tij me 24-vjeçarin argjentinas që në janar.
Dybala gjatë këtij sezoni ka kaluar shumicën e kohës në stol, pasi ardhja e Cristiano Ronaldo-s ka ndryshuar skemat e Juventus.
Mandzukic deri tani është një partner më i mirë për portugezin, me Bernardeschi dhe Douglas Costa që gjithashtu konkurrojnë për një vend titullari.
Dybala është përfolur edhe për një kalim te PSG, Real Madrid dhe Barcelona.
Kosto e operacionit mund të shkonte rreth 120 mln euro, megjithëse përfshirja e Pogba do t’i ulte ndjeshëm shifrat.