Olsen flet për Kosovën

Futboll

Olsen flet për Kosovën

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 17:12
Olsen

Trajneri i Ishujve Faroe, Lars Olsen, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën. Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve do të jenë mysafir të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen që luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 20:45. Në konferencën për shtyp trajneri 54 vjeçar, ka vlerësuar lartë Kosovën, duke cekur se lojtarët e kësaj kombëtare luajnë në liga të forta evropiane.

Në pyetjen e favoritit në grupin 3, ai ka thënë se të gjitha ekipet kanë mundësitë e njëjta.

“Të gjitha ekipet janë të barabarta, ndryshimin këtu do ta bëjnë ndeshjet që luhen në shtëpi, të gjitha ekipet forcën më të madhe e kanë kur luajnë në shtëpi”, ka deklaruar Olsen.

Kosova dhe Ishujt Faroe janë në grupin 3 në Ligën D, së bashku me Azerbajxhanin dhe Maltën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat