Vendasit bëjnë ligjin në Ligën e Kombeve…

Futboll

Vendasit bëjnë ligjin në Ligën e Kombeve…

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:09
Danimarka , Eriksen

Në Kopenhagen, Danimarka ka fituar 2-0 ndaj Uellsit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës B, në veprimtarinë “Nations League”.

Të dy golat për danezët i shënoi Christian Eriksen, një nga çdo 30 minuta lojë. Uellsi, që në ndeshjen e parë kishte fituar 4-1 ndaj Irlandës, nuk mundi të shënojë si rrjedhojë e pritjeve të portierit Schmaikel.

Në ndeshjen të Nations League, këtë herë për Ligën C, Grupi 2, Bullgaria fitoi 1-0 ndaj Norvegjisë, që e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë.

Në Ligën D, më të ultën, Maqedonia dhe Letonia shfrytëzuan faktorin fushë duke fituar përkatësisht 2-0 ndaj Armenisë dhe 1-0 ndaj Letonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat