Stadiumi më i madh për 50 vite

Futboll

Stadiumi më i madh për 50 vite

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:16
Stadiumi më i madh për 50 vite

Kombëtarja Shqiptare do të përballet sot në orën 20:45 në stadiumin “Hampden Park”, me vendasit e Skocisë. Stadiumi në të cilin kombëtarja sot do të është me historinë më të madhe në Skoci.

Ai është inaguruar në vitin 1903 dhe për 50 vjet ka qenë stadiumi më i madh në botë. Në ndeshjet derbi dhe në ndeshje të Kombëtare ky stadium e ka tejkaluar kapacitetin e tij dhe ka mbajtur deri në 150 mijë shikues.

Ndërsa një kuriozitet shumë i veçantë është se në këtë stadium është regjistruar zhurma më e fortë e shkaktuar nga tifozët, rreth 150 decibel. Kështu që Kombëtarja do të duhet të luajë një ndeshje të ndezur sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat