Pjaniç, beson shumë në ëndrrën e tij

Futboll

Pjaniç, beson shumë në ëndrrën e tij

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:48
Pjaniç, beson shumë në ëndrrën e tij

Boshnjaku i skuadrës së Juventusit, Miralem Pjaniç ka deklaruar se beson shumë në ëndrrën, e cila e çon ekipin e “Zonjës së Vjetër” në shtegun e Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë për “Canal 5”, futbollisti i torinezëve deklaroi se është i lumtur me nënshkrimin që ka bërë me klubin, por shtoi se ky besim do të shpërblehet duke dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për nënshkrimin më të bujshëm të klubit gjatë kësaj vere siç është Cristiano Ronaldo. Sipas tij, Ronaldo është një nga shtyllat kryesore të ekipit dhe këtë e tregojnë trofetë e fituar si në aspektin personal, por edhe atë në nivel klubesh.

“Cristiano është lojtari ynë kryesor, ai ka fituar shumë trofe, si personal ashtu edhe me ekipit. Është diçka më shumë për të gjithë ne, jemi të lumtur që është me ne dhe shpresojmë që të na japë një dorë për të bërë diçka më shumë se vitet e kaluara. Personalisht jam i lumtur që kam qëndruar në Torino, sepse jam në një ekip të madh dhe qëllimi im është të vazhdoj të rritet dhe të ndihmoj klubin”, ka theksuar Pjaniç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat