Mancini i frikësohet Portugalisë

Futboll

Mancini i frikësohet Portugalisë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:49
Mancini i frikësohet Portugalisë

Barazimi i Italisë në Ligën e Kombeve me Poloninë është cilësuar si një “humbje” në vendin fqinj, ndërsa kritikat kanë qenë të shumta në adresë të trajnerit dhe disa  lojtarëve.

Por, duke lënë mënjanë gabimet e ndeshjes së kaluar, trajneri Roberto Mancini ka deklaruar se Italia në përballjen e sotme me Portugalinë, por pa Ronaldon, do të gjejë formulën e suksesit.

Fillimisht ai iu është përgjigjur kritikave teksa ka folur në konferencë për shtyp. Tekniku deklaroi se të gjithë kanë vizionin e tyre në qasjen se si e shohin ndeshjen, por shtoi se duhet pranuar se një ndeshje ka edhe gabimet e veta.

Secili e sheh atë siç dëshiron, secili ka vizionin e vet. Unë bëj shumë kujdes, jam mjaft i vetëdijshëm se në një garë mund të ketë gabime”- tha fillimisht trajneri.

Duke besuar në lartësinë dhe në ndryshime të vogla në përballjen e sotme, trajneri Mancini është i bindur se kjo sfidë do të flasë për Italinë.

I pyetur se sa e lehtë do të jetë sfida kundër Portugalisë, e cila nuk ka as Ronaldon në fushë, trajneri u përgjigj: “Janë ende fituesit në fuqi të Evropës, me CR7 janë më të fortë, kur ai është në fushë, ata janë më të fortë. Por, edhe pa Ronaldon sërish mbeten të tillë, por ne do të gjejmë formulën e suksesit.”-theksoi Mancini.

Takimi do të nisë sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45, ndërsa pritet që kjo sfida do të shoqërohet me emocione, sepse humbja nuk duhet të mendohet nga asnjëra palë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat