Klubi italian, kontratë të re për mbrojtësin kuqezi

Futboll

Klubi italian, kontratë të re për mbrojtësin kuqezi

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:23
Foto

Mbrojtësi 25-vjeçar, Frederik Veseli, u përzgjodh nga Panucci në të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve në formacion.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, klubi i tij, Empoli, ka gati rinovimin për të.

Ata duan ta kenë në ekip deri në vitin 2021. Vitin e shkuar futbollisti i kombëtares sonë luajti plot 30 ndeshje, prej të cilave 29 si titullar.

Gjithsesi starti i Seria A nuk ka qenë siç pritej për Veselin. Ai ka luajtur vetëm 1 takim, edhe këtu i aktivizuar në minutat e fundit me Cagliarin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat