Finalja e Ligës së Kampionëve në SHBA

Futboll

Finalja e Ligës së Kampionëve në SHBA

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Mediapro, Jaume Roures, ka bërë të ditur se ata janë në bisedime me UEFA-n për ta caktuar njërën nga finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meqenëse dy finalet e radhës janë caktuar, mundësia e parë për ta bërë një gjë të tillë do të jetë për finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

Këtë sezon finalja do të zhvillohet në Madrid të Spanjës, në stadiumin e Atletico Madridit, ndërsa sezonin e ardhshëm në Stamboll të Turqisë.

“Jemi në bisedime për ta caktuar një finale të Ligës së Kampionëve në New York”, ka thënë Roures për “Radio Catalunya”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat