Vokrri në mesnatën e së hënës trokiti gotat me Rugovën e Jasharin...

Futboll

Vokrri në mesnatën e së hënës trokiti gotat me Rugovën e Jasharin...

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:34
Atmosfera në Prishtinë

Një editorial nga Gjergji Stefa

10 shtator 2019. Ora 20:45. Parajsë! Fadil Vokrri, Ibrahim Rugova dhe Adem jashari kanë veshur një shall kuqezi dhe janë ulur përpara ekranit. Mijëra kilometra larg, Slobodan Milosevic dhe Željko Ražnatovi?,I vetëquajturi Arkan, qëndrojnë në heshtje.Ata këtë ndeshje e panë në ferr.

Vokrri është ende në lot. Thonë që Zoti më të mirët i do me vete, por për të nuk ishte koha për të ikur. Kosova e tij ndërtoi një skuadër futbolli të denjë, ai ndëtoi një stadium, skuadrat e 21 dhe 19-vjeçarëve morën rezultate fantastike, kampionia e vendit kaloi një turn në Champions. Çfarë do dëshironte më shumë një president federate? Në fund Milosevic dhe Arkan do humbisnin sërish.Vokrri, Rugova dhe Adem Jashari, do shpërthenin në festë. Kosova fitoi ndeshjen e parë zyrtare ndërkomëbtare.Një tjetër pavarësi.

Në Prishtinë mund të ishin sa të donin.Ishin 13 mijë sepse aq mban stadiumi me emrin e heroit të futbollit.Ishte nata perfekte.Provat gjenerale kishin mbaruar,3 miqësore të fituara, dhe një barazim 0-0 në Baku. Momenti kishte ardhur.Arbër Zeneli autori i golit të parë ka lindur në Suedi në 1995-ën, djalë i një familjeje në emogracion prej luftës, ndërsa Atdhe Nuhiu, autori i golit të dytë ka lindur 6 vite më parë në Prishtinë.Lufta sapo kish nisur dhe familja e tij u detyrua të largohej.

Futbolli është i jashtëzakonshëm.Ai është sinonim i qartë i faktit. Një ditë do ketë luftë por askush nuk do marrë pjesë!Të gjithë ata që ishin në tribunën e stadiumit të Prishtinës diçka kanë humbur nga ajo luftë.E duan Shqipërinë sa zemra ua di,por Kosova është sot për sot objektivi i tyre. Futbolli e sfidoi sërish poltikën.Fitoi!

Trajner i ri, emra të rinj, stadium i ri, 5 ndeshje, asnjë gol i pësuar,kandidatë kryesorë për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve.Një skaudër e re që luan një futboll tërheqës dhe po merr vëmendjen e gjithë kontinentit.Kjo është Kosova.E ardhme  sigurtë, e shkuar e vuajtur, e tashme e suksesshme. Vokrri në mesnatën e së hënës trokiti gotat me Rugovën e Jasharin dhe u tha: E bëra dhe unë Kosovën time,njësoj si ju.Njësoj si ata,iku pa e shijuar.Zoti i do më të mirët pranë vetes. (Marrë nga Supersporti)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat