Girona - Barcelona, luhet në Amerikë

Futboll

Girona - Barcelona, luhet në Amerikë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Barcelona, Girona dhe La Liga (LFP) kanë paraqitur një kërkesë te Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) që të mund të luajnë një ndeshje të kampionatit në Miami, Florida, më vonë, këtë sezon.

Në një deklaratë të lëshuar nga LFP, ndeshja në “shtëpi” e Girona kundër katalanasve mund të transferohet në stadiumin “Hard Rock”, më 26 janar, me start orën 20:45.

Lajmi vjen pas njoftimit të muajit të kaluar se La Liga ka bërë një marrëveshje me median multinacionale, shoqërinë sportive dhe argëtuese “Relevant”, që do të zgjasë 15 vjet, dhe do të nxisë konkurrencën në Amerikën e Veriut. Kjo nënkupton zhvillimin e një ndeshjeje të La Liga-s në SHBA, për hera e parë.

Kjo ide është përballur me shumë kritika, përfshirë edhe presidentin e RFEF, Luis Rubiales, dhe udhëheqësin e Unionit Spanjoll të Lojrave (AFE), David Aganzo, i cili tha se klubet po konsideronin të shkonin në grevë.

Megjithatë, Girona zbuloi këtë javë se do ta pranonte propozimin për të luajtur kundër gjigandëve katalanas të Barcelonës në ShBA, pasi ajo paraqet “një mundësi të madhe të zgjerimit dhe rritjes”.

Presidenti i Girona, Delfi Geli, është bashkuar me homologët e tij të Barcelonës dhe La Liga-s, Josep Maria Bartomeu dhe Javier Tebas, në nënshkrimin e një letre drejtuar RFEF-së për dhënien e lejes.

Një nga çështjet ka të bëjë me propozimin për kompensimin e tifozëve lokalë dhe mbajtësit e biletave sezonale (aboneve), që do ta humbasin këtë lojë. Aficiones Unidas (AFEPE), e cila punon me klubet dhe shoqatën për të promovuar drejtësinë në futboll, ka miratuar planet e Barcelonës dhe Girona për të kompensuar përkrahësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat