Shqipëria arriti të merrte një fitore të bujshme përballë skuadrës së Izraelit në “Elbasan Arena”. Një nga lojtarët që ra në sy në këtë ndeshje ishte mbrojtësi I krahut të majtë, Egzon Binaku. Lojtari bëri një paraqitje të shkëlqyer si në repartin ofensiv ashtu edhe në atë difensiv.
Megjithatë në ndeshjen me Skocinë u duk sikur në fushë ishte një “Binak” tjetër i cili nuk po dukej aspak në sulm. Pas kësaj ndeshje të shumtë ishin ata që filluan të dyshojnë për cilësitë dhe aftësitë e lojtarit, por këtë gjë nuk e bëjnë mediat suedeze.
Binaku është një lojtar që është rritur te ekipet e moshave të Suedisë, por në zgjedhjen e tij përfundimtare për të ishte vetëm Shqipëria. Mediat suedeze kanë filluar t’I thurin laved lojtarit për paraqitjet e mira, madje nuk lënë pa përmendur as faktin se më parë Binaku ka qenë i kombëtarev të moshave të Suedisë.