Robinho: Doja të shkoja te Chelsea, por Real Madridi më shiti te Manchester City

Futboll

Robinho: Doja të shkoja te Chelsea, por Real Madridi më shiti te Manchester City

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:48
Robinho

Robinho ishte një nga yjet më të mëdha të futbollit në fillim të viteve 2000. 

Braziliani ishte ndër më të mirët te Real Madridi, ku kishte shënuar gola dhe kishte marrë barrën në shumë ndeshje.

Por Real vendosi ta shiste dhe flitej për një kalim të tij në Ligën Premier te Chelsea. Por në fund ai vendosi të kalojë të Manchester City.

Robinho i ka zbuluar arsyet në një intervistë të dhënë për FourFourtTwo.

“Dëshiroja të shkoja në Chelsea, Scolari më tha që unë mund të bëja ndryshimin për të në ekip”.

“Megjithatë, Real Madridi u nxeh keq me ta, pasi ata filluan të shinin fanella me emrin tim përpara se marrëveshja të mbyllje”.

“Unë jam i sigurt se kjo ishte arsyeja që i çoi negociatat drejt dështimit. Ata po ashtu donin të më shinin në një klub që nuk luante në Ligën e Kampionëve atë sezon. Chelsea luanin, por City jo”, ka thënë Robinho.

Sulmuesi që bëri karrierë edhe te Milani tha se nuk është pishman që ka luajtur me Manchester Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat