Scaloni: Nuk kam problem me Dybalan, ai është fenomen

Futboll

Scaloni: Nuk kam problem me Dybalan, ai është fenomen

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:49
Paulo Dybala

Sulmuesi i Argjentinës, Paulo Dybala, është fenomen, gjithnjë sipas trajnerit të përkohshëm të Argjentinës, Lionel Scaloni.

I lënë në stol ndaj Guatemalas javën e kaluar, Dybala sërish nuk arriti të jetë startues në miqsoren ndaj Kolumbisë, teksa luajti në fillim të pjesës së dytë.

Por, Scaloni hodhi poshtë ndonjë problem të mundshëm me Dybalan, i cili u prit që të kishte më shumë minuta duke parë mungesën e Messit.

“Mendoni se kam problem me të? Ai është fenomeon”.

“Ajo që ndodhi është se ne nuk stërvitëm gjatë javës. Është një gjë e madhe kjo”.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera. Ai është djalosh fantastik. Ne po tentojmë të gjejmë një zgjidhje që ai të ndihet sa më komod”, deklaroi Scaloni.

Argjentina barazoi pa gola me Kolumbinë në New Jersey, teksa Icardi i cili startoi e Dybala që hyri nga stoli nuk bënë diferencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat