Pirlo e refuzon ofertën për t’u kthyer nga pensionimi

Futboll

Pirlo e refuzon ofertën për t’u kthyer nga pensionimi

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:57
Pirlo

Klubi i nivelit të dytë të futbollit në Australi, Avondale, i ka ofruar legjendës së futbollit italian, Andrea Pirlos, një kontratë me klubin për t’iu kthyer përsëri futbollit. Megjithatë, në Itali raportohet se ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit nuk është i interesuar për këtë ofertë.

39-vjeçari italian për herë të fundit luajti për New York City më 2017, pas një karriere të shquar për gjigantët italianë, Milan dhe Juventus.

Fox Sports raporton se Avondale, e cila do të luajë kundër Sydney FC në çerekfinale të FFA Cup, është shumë afër ta bindë Pirlon t’i mbathë këpucët e futbollit edhe për një ndeshje të fundit.

Avondale do të përballet me kampionin në fuqi të FFA Cup të mërkurën më 19 shtator, dhe e gjithë vëmendja tani është kah Pirlo, nëse ai do ta bëjë këtë paraqitje habitëse apo jo. Pirlo luajti për tri sezone në MLS dhe ndeshjen e fundit profesionale e luajti në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, ESPN i ka kontaktuar përfaqësuesit e legjendës italiane dhe ata e kanë bërë të qartë se Pirlo nuk është i interesuar për këtë ofertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat