Ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:14
Ilustrim

Janë luajtur ndeshjet e para të turit të parë kualifikues të Kupës së Shqipërisë. Pretendentët, skuadrat e Superligës, kanë dominuar në takimet e luajtura këtë pasdite, ku disa prej skuadrave kanë siguruar kualifikimin për më tej, që në ndeshjen e parë. Kështu në në Grupin A, Skënderbeu ka fituar bindshëm në transfertë ndaj Veleçikut me rezultatin 3-0. Luftëtari gjithashtu mundi Vorën në transfertë me rezultatin 4-0. Partizani fitoi minimalisht në transfertën e Tërbunit me rezultatin 1-0. Edhe Kamza fitoi 2-0 në transfertë ndaj Besës. Gjithashtu në Grupin A, Besëlidhja mundi Erzenin 2-0,  Egnatia në transfertë fitoi 1-0 ndaj Dinamos, Korabi barazoi 1-1 me Kastriotin, ashtu si Burreli me Vllazninë që e mbyllën 1-1.

Në Grupin B Kukësi fitoi në transfertë ndaj Orikumit me rezultatin 2-1, ndërkohë Laçi fitoi 5-0 ndaj Naftëtarit. Minimalisht fitoi Flamurtari ndaj Shkumbinit, në ndeshjen që u mbyll në favorin e vlonjateve me rezultatin 1-0. Teuta mundi Turbinën me rezultatin 3-0. Lushnja mundi Shënkollin 2-1 ndërsa Tirana fitoi ndaj Ilirisë me rezultatin 4-1. Tomorri mundi Bylisin 2-1 ndërsa Apolonia fitoi 1-0 ndaj Pogradecit. Ndeshjet e ardhshme do të luhen pas dy javësh, ku shumë për disa nga skuadrat do të jenë thjesht formalitet, pasi kualifikimin pothuajse janë kualifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat