Juve dhe Inter, shtyhen kokë me kokë për lojtarët e lirë të United

Futboll

Juve dhe Inter, shtyhen kokë me kokë për lojtarët e lirë të United

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 23:53
Anthony Martial

Juventusi dhe Inter Milan kanë bërë lëvizje të mira këtë verë duke sjell lojtarë të ri dhe të mirë

Cristiano Ronaldo ishte njëra prej prurjeve më të mira të Juventusit këtë verë në botën e futbollit por ai ende nuk ka shënuar gol.

Pavarësisht kësaj, CR7 e ka bërë Juven si njërën prej skuadrave favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sipas lajmeve të fundit në Itali, duket se Beppe Marotta dhe Paratici i kanë sytë e tyre të ylli i Manchester United, Anthony Martia dhe Matteo Darmian, të cilët ju skadojnë kontratat në fund të këtij sezoni.

Kontratat e tyre skadojnë më 2019, Tuttosport raporton që Interi dhe Juve kanë shprehur interesimin për Martial dhe Darmian.

Ka mbetur që të shihet çfarë do të bëj United por për ta do të jetë një humbje e madhe nëse Martial dhe Darmian largohen si lojtarë të lirë në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat