Tuchel e ruan Neymarin për ndeshjen kundër Liverpoolit

Futboll

Tuchel e ruan Neymarin për ndeshjen kundër Liverpoolit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 20:22
Neymar

Trajneri gjerman ka dhënë të kuptohet se braziliani mund të pushohet për ndeshjen e së premtes në Ligue 1, ku PSG përballët me Saint-Etienne, pak para ndeshje në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin

Neymar mund të mbetet jashtë për ndeshjen kundër Saint-Etienne në Ligue 1 te premten në mënyrë që ai të jetë i freskët për ndeshjen kundër Liverpoolit në Ligën e Kampioneve, ka thënë sot Thomas Tuchel.

Ylli i Brazilit ishte kapiten i Brazilit në ndeshjet kundër SHBA’së dhe El Salvadorit, ku shënoi në të dyja ndeshjet.

Neymar deri me tani ka shënuar gjashtë herë në gjashtë paraqitje për klubin dhe vendin e tij, por Tuchel duket se do ta lë jashtë atë për ndeshjen e radhës, në mënyrë që ai të jetë gati për ndeshjen në Anfield të martën që vjen.

“Problemi i vetëm është; pse duhet rrezikuar atë të premten? A mund ta luaj ai tërë ndeshjen apo më pak dhe ende mos ta shohim ndeshjen tjetër me Liverpool”, ka thënë ai në konferencën për media.

“Ai ka luajtur një ndeshje të mërkurën në mbrëmje, ka ateruar dhe tek tani ka ardhur...Është e njëjta situatë edhe me shokun e tij të skuadrës Marquinhos”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat