Florenzi: Gjithmonë e kam dashur Romën

Futboll

Florenzi: Gjithmonë e kam dashur Romën

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:46
Alessandro Florenzi

Alessandro Florenzi ka pranuar se ai “ka refuzuar” disa oferta vetëm që të qëndroj në Romë derisa lëndimi i tij në gju “e ka ndryshuar si njeri”

Pak muaj pasi që kishte disa vështirësi si anësorë në mbrojtje dhe mesfushë, e ku ai pati një lëndim serioz të gjurit, ai ishte përfolur për një largim por pastaj nënshkroi kontratë të re.

“Kontrata e re ishte një hap i rëndësishëm për karrierën time. Ishte ajo çfarë kam dashur unë dhe çfarë ka dashur Roma. Të gjithë e dinë që kam refuzuar disa oferta, isha i kënaqur që ato vinin, por kjo me thoshte që unë e kryej punë mirë”.

“Kam ndryshuar si njeri, lëndimi me ka bërë që të rritëm, te mendoj dhe ta shoh jetën ndryshe”, ka thënë ai për programin e organizuar para ndeshjes Roma – Chievo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat