Emery: Nuk kemi probleme me Ozil

Futboll

Emery: Nuk kemi probleme me Ozil

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 00:02
Emery dhe Ozil

Raportet se ka probleme në mes të trajnerit të Arsenalit dhe plejmejkerit, janë mohuar nga Emery që thotë se ka raporte të mira me lojtarin

Trajneri i Arsenali Unai Emery ka thënë se ai është i lumtur me Mesut Ozil dhe se raportet se marrëdhëniet e tij me lojtarin janë të këqija janë totalisht të pasakta.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira”, tha spanjolli.

“Këtu, në konferencë për media nuk kam dëshirë te flas për gjëra të kota çfarë flasin njerëzit për ne. Kam marrëdhënie të mira me Mesuti dhe profesionalisht mundohem ta shty përpara për ta dhënë më të mirën e tij në çdo paraqitje”.

“Po ashtu, kam lexuar këtë javë në media se ju kam thënë stafit që mos ta ujitin fushën, që po ashtu është e pavërtetë”, ka thënë Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat